SHBA – Uashingtoni sanksionon një bankë ruse për mbështetje të Maduros

UASHINGTON, 11 mars /ATSH-AFP/ – SHBA-ja sanksionoi sot bankën ruse “Evrofinance Mosnarbank”, duke aplikuar kërcënimet për ndëshkim të kompanive të huaja që mbështesnin pushtetin e presidnetit venezuelas, Nicolas Maduro.

“Ky veprim tregon se SHBA-ja do të marrë masa kundër institucioneve financiare të huaja që mbështesin regjimin jo legjitim të Maduros, si dhe kontribuojnë në rënien ekonomike dhe krizën humanitare në Venezuelë”, deklaroi sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin në një komunikatë.

Kjo bankë nga Moska, në pronësi të kompanive publike ruse dhe venezuelase, është akuzuar për shkëmbiet e saj me kompaninë shtetërore venezuelase të naftës PDVSA, që ishte regjistruar në fund të janarit në listën e zezë amerikane. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.