SEJSHELLE – Për herë të parë një video e drejtpërdrejtë nga thellësitë e oqeanit

ANKARA, 11 mars /ATSH-AA/ – Në fillim të javës së ardhshme në Sejeshelle pritet që një nëndetëse të përshkojë fundin e oqeanit në një thellësi prej 300 metrash të Oqeanit Indian dhe i gjithë itinerari i udhëtimit do të transmetohet drejtpërdrejt përmes satelitit.

Shkencëtarët janë optimistë për të shfaqur video-transmetimin e parë të drejtpërdrejtë nga thellësitë e oqeanit.

Misioni ”Nekton” i drejtuar nga shkencëtarët britanikë ka për detyrë të kontrollojë gjendjen e oqeanit në një kohë kur ka shumë shqetësime për ndryshimet klimatike.

Oqeani Indian në krahasim me oqeanet e tjera është më pak i eksploruar./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.