Komisioni i Ligjeve, paketë ndryshimesh në Kodin Penal

TIRANË,11 Mars /ATSH/ -Kryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore, Ulsi Manja është shprehur se ndryshimet penale për ndëshkimin e dhunës në ambientet sportive mund të përfshihen në paketën e ndryshimeve që Komisioni po shqyrton aktualisht për mbrojtjen e kafshëve dhe sigurinë ushqimore.

Manja gjithashtu kërkoi që duhet të bëhet diferencimi kur dhuna inspirohet nga vetë drejtuesit e sportit, pasi shohim se shpesh janë drejtuesit e sportit ata që nxisin dhunën.
Por, gjithsesi theksoi ai, le t’ia lëmë diskutimit se si do të adresohen këto çështje në grupin e përbashkët që do të ngrihet.

“Ne kemi një paketë në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në Kodin Penal për mbrojtjen e kafshëve dhe sigurinë ushqimore dhe mund të përfshijmë edhe ndryshimet për ndëshkimin e dhunës në ambientet sportive”, tha ai./ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.