BE mbështet zhvillimin rural në Kosovë

PRISHTINE, 11 mar/ATSH/- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Agroproductin organizojnë sot ceremoninë hyrëse me rastin e hapjes së impiantit të ri, pjesë e projektit “Përmirësimi i industrisë së erëzave dhe frutave të malit”.

Projekti në vlerë të  396,000 euro, nga të cilat 243,000 përbëjnë grantin e BE-së, ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe i kontribuon krijimit të vendeve të punës, si dhe gjenerimit të të hyrave në zonat rurale.

Hapja e impiantit të ri do të bëhet në fshatin Sinajë të komunës së Istogut, duke filluar nga ora 12.00./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.