ARRSH mbyll përkohësisht urën mbi lumin Shkumbin

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Pas një inspektimi për sigurinë e urave, ARRSH vendosi që të mbyllet përkohësisht ura e vjetër automobilistike në aksin e kryqëzimit Çermë-Rrogozhinë, mbi lumin Shkumbin.

Kjo urë ka paraqitur probleme konstruktive në themelet e saj.

ARRSH në bashkëpunim me Drejtorinë e Hekurudhave do të hartojnë projektin për ndërhyrje në urë, ndërsa njëkohësisht është miratuar plani i lëvizjes së mjeteve në rrugë alternative.

/m.m//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.