Ambasadori hungarez vlerëson zhvillimin e Korçës

TIRANË, 11 mars /ATSH/ – Ambasadori i Hungarisë Loran Balla zhvilloi sot një vizitë me kryebashkiakun e Korçës Sotiraq Filo, e cila kishte në fokus zhvillimet e fundit që janë bërë në qytet.

Ambasadori hungarez vlerësoi zhvillimin e Korçës përgjatë viteve të fundit. Gjatë takimit me kryebashkiakun e Korçës, diplomati hungarez përgëzoi punën e kryer deri tani sidomos në fushën e turizmit dhe kulturës.

Ambasadori ofroi mbështetjen e tij për gjetjen e mundësive të reja të bashkëpunimit dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Korçës. /a.a/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.