Gjiknuri: Përfundojnë punimet në njërin krah të segmentit TEG-Tuneli i Kërrabës 

TIRANË,10 mars /ATSH-Megi Zonja/ – Deputeti i partisë Socialiste, Damian Gjiknuri bën me dije se kanë përfunduar punimet në njërin krah të segmentit, TEG-Tuneli i Kërrabës, duke theksuar se aksi Tiranë-Elbasan ishte një nga rrugë e trashëguar me probleme.

Siç njoftuam dy muaj më parë, përtej zërave skeptikë, punimet për lidhjen e segmentit TEG-Tuneli i Kërrabës, në njërin krah kanë përfunduar. Tiranë-Elbasan ishte një ndër projektet e trashëguara më problematike. Në bashkëpunim të ngushtë me ARRSH, audituam kontratën, i referuam në organet e drejtësisë shkeljet e konstatuara, negociuam financimin e munguar dhe riçelëm kantierin për të mundësuar më në fund hapjen e njërit krah të rrugës për kalimin e mjeteve”, shprehet Gjiknuri.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.