ETIOPI – Asnjë i mbijetuar pas rrëzimit të një avioni të ”Ethiopian Airlines”

ADDIS ABEBA, 10 mars /ATSH-AFP/ – Të 157 personat në bordin e avionit ”Ethiopian Airlines”, i cili u rrëzua sot në mëngjes në Etiopi, humbën jetën në aksidentin ajror, raporton media shtetërore ”Fana Broadcasting Corporate”, duke cituar kompaninë ajrore.

”Fana BC” saktësoi se avioni, i cili kryente linjën Addis Abeba – Nairobi u rrëzua disa minuta pas ngritjes nga pista e aeroportit, duke shkaktuar vdekjen e të 149 pasagjerëve dhe 8 anëtarë të ekuipazhit në bord./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.