472 të punësuar në një javë nga Zyrat e Punës

TIRANË, 10 mars/ATSH-A.Fortuzi/- Zyrat e Punës në të gjithë vendin kanë bërë të mundur punësimin e 472 personave. Numrin më të lartë të punësuarve e mbart qarku i Korçës me 72 të punësuar, prej të cilëve 52 në qytetin e Korçës, në Kolonjës 6, Pogradec 13 dhe Devoll 2.

Po ashtu një shifër të lartë punësimesh ka pasur dhe qarku i Durrësit me 69 të tillë. Më pas vjen Vlora me 53 punësime.

Më tej, vijnë Gjirokastra me 43, Berati 28, Fieri 41, Dibra 40, Elbasani 22, Gjirokastra 43, Kukësi 9, Lezha 34, Shkodra 21, Tirana 40, Vlora 53. Në total, nga data 1 mars deri më 7 mars, janë 472 të punësuar në një javë.

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.