SHKUP – Dimitrov: Maqedonia e Veriut dhe Greqia aleate natyrale

SHKUP, 9 mars /ATSH-ANA/ – Besoj fuqimisht se dy vendet tona janë aleatë natyralë, deklaroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolas Dimitrov gjatë një interviste për gazetën greke “Efimerida Ton Syntakton”.

”Sapo Marrëveshja e Prespës të fillojë zbatimin e plotë, njerëzit do të pyesin se përse një gjë e tillë nuk ndodhi që gjatë viteve ’90. Ne kemi kthyer një faqe, por ajo është e bardhë dhe duhet shkruar”, shtoi ai.

”Në ditët tona nuk shihen shpesh politikanë që mendojnë më shumë për brezin e ardhshëm se sa për zgjedhjet e radhës”, deklaroi Dimitrov./ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.