Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOTO/ Tirana merr ngjyrat e pranverës

TIRANË, 9 mars /ATSH/ Pranvera ka trokitur në Tiranë. Temperaturat e ulëta dhe reshjet i kanë lënë vend motit të ngrohtë dhe qiellit plot shkëlqim mbi kryeqytet.  Pas suksesit për Ditën e Shën Valentinit, Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për t’i uruar mirëseardhmen stinës së re teksa kryeqyteti përgatitet për Ditën e Verës.

Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, ku sërish Parku i Madh i Liqenit do jetë qendra e organizimeve, Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vet me simbolin e Pranverës, lulet shumëngjyrëshe.

Fotot janë marrë nga pamja që ofron sot Bashkia e Tiranës, ku dhjetëra lule shumëngjyrëshe dhe zogj janë vendosur në një nga hyrjet e godinës, duke përcjellë një atmosferë festive për qytetarët. Kjo ka tërhequr interesin e qytetarëve të shumtë, të të gjitha moshave, të cilët e kanë kthyer atë në një vend ideal për të patur foto si kujtim për këtë ditë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version