Bashkëqeverisja, me një “klik” qytetarët kanë qeverinë në krah

TIRANË, 9 mars/ATSH-Maela Marini/ “Zotimi ynë është që administratën ta vëmë në shërbim të njerëzve dhe qytetarët me një ‘klik’ të kenë qeverinë në krah”, tha sot Kryeministri Edi Rama nga Fieri.

Në takimin me qytetarët e Fierit, Rama tha se “ne kemi marrë një zotim si shumicë, që në zyrat e shtetit njerëzit të shërbehen me dinjitet”.

“Jemi akoma larg, kemi akoma parazitë, grabitqarë dhe njerëz të padenjë në zyrat e shtetit, por ama i kemi dhënë mundësinë njerëzve të zakonshëm që ndryshe nga më parë, nëse u përplaset dera e një zyre në fytyrë”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit, mjafton një ankesë në 3 minuta dhe qeveria është në krahun e qytetarit. “Ti nuk je më rrugëve se nuk njeh njeri apo se nuk paguan lekë por sipas sektorit, ministri dhe ministrja përkatëse vihen në dispozicion. Askush të mos rrijë dhe të presë”, tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.