DUBAI, 8 mars /ATSH-AFP/ – Të bësh kamping në tenda luksoze mes shkretëtirës dhe majave shkëmbore, rreth 100 kilometra larg qiellgërvishtëseve dhe zhurmës frenetike të Dubait.
Kjo është tendenca më e re në emirat, e quajtur ndryshe “glamping” ose kamping në mes të luksit.
Në Hatta, në afërsi të kufirit me Amanin, Mohammed al-Kaabi, 27 vjeç, shijon me shokët e tij perëndimin e diellit në qetësinë e shkretëtirës.
Kaabi e ka origjinën nga një zinxhir i gjatë pasardhësish nga Emirati, një popull me një histori që daton disa shekuj më parë dhe i lidhur ngushtë me shkretëtirën.
Sot, ai është pjesë e atyre, që sa vijnë e shtohen, të pasionuar pas pushimeve çlodhëse në shkretëtirë, por me gjithë komfortin e jetës moderne.
”Ky vend është ngritur larg qyteteve dhe qiellgërvishtëseve”, vë në dukje Kaabi, i mësuar edhe me veshjen tradicionale të bardhë, të quajtur tub.
”Tradita e kampingut është shumë popullore në Emiratet e Bashkuara Arabe, por nëse duam të marrin me vete edhe familjen, kjo bëhet pak e komplikuar’’, thekson ai./ /v.b/ a.jor.
