SARAJEVË – Bosnja përgatitet për një shtim migrantësh

SARAJEVË, 8 mars /ATSH-AFP/ – Autoritetet boshnjake presin për një përshkallëzim të numrit të migrantëve në rrugën ballkanike gjatë vitit 2019, deklaroi ministri i Sigurisë, Dragan Mektiç, i cili shprehu keqardhje për mungesën e një zgjidhjeje europiane në këtë drejtim.

Bosnja u kursye gjatë valës migratore 2015-2016, por e gjeti veten sërish në një rrugë të re ballkanike në fillim të vitit 2018.

Ky vend malor, i cili ndan një vijë të gjatë kufitare prej qindra kilometrash me Kroacinë, anëtare e Bashkimit Europian, u përshkua nga 25 000 migrantë në 2018, përfshirë 22 000 të tjerë, të cilët u larguan nga territori i tyre, sqaron Mektiç, në një intervistë dhënë medias.

Mes janarit dhe shkurtit 2019, rreth 2 300 persona hynë ilegalisht, ndërkohë që rreth 3 500 persona janë aktualisht të strehuar në tetë qendra pritëse, kryesisht në rajonin e Bihacit, në kufi me Kroacinë.

Autoritetet po përgatiten për një valë edhe më të madhe me ardhjen e pranverës./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.