KANADA – Niveli i punësimit më lart se pritshmëritë

OTAVA, 8 mars /ATSH-AFP/ – Ekonomia amerikane krijon 56 000 vende të reja pune në shkurt ndërsa niveli i papunësisë ka mbetur 5,8%, njoftoi sot instituti kombëtar i statistikave.

Nga ana tjetër analistët e bankës CIBC prisnin vetëm 11 000 vende të reja pune.

Pavarësisht treguesve të fundit negativ, këto shifra tregojnë se ekonomia kanadeze ndoshta është vetëm në pushim, pasi të dhënat mbi punësimin sot lënë të kuptohet se ka ende shumë dinamizëm”, komentoi Avery Shenfeld, ekonomist i CIBC.

“Në shkurt, punësimi u rrit në sektorin e shërbimeve profesionale, shkencore dhe teknike, nga administrata publike, tek burimet natyrore dhe bujqësia”, theksoi në një komunikatë “Statistique Canada”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.