Policia e Elbasanit, fushatë sensibilizuese për sigurinë rrugore

TIRANË, 7 mars /ATSH/ – Siguria rrugore përbën një çështje të madhe sociale, e cila vendos në qendër të veprimit komunitetin, policinë dhe sistemin arsimor. Të rinjtë dhe vëmendja ndaj tyre është një nga prioritete e policisë.

Vijon demonstrimi praktik për sigurinë rrugore në kryqëzimet kryesore të qytetit të Elbasanit, ku të rinjtë e veshur me jelekët fosforeshentë të policisë, të shoqëruar edhe nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe ato të Policimit në komunitet, zhvilluan një fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë rrugore .

“Qëllimi është ndërgjegjësimin mbi sigurinë rrugor për gjithë bashkëqytetarët se rregullin apo kaosin në rrugët tona i kemi vetë në dorë, por synimi jonë kryesor është edukimi dhe ndërgjegjësimi i brezit të ri për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, si edhe përçimi i mesazhit se të rinjtë janë ata që duhet të nxisin mendimet dhe aftësitë e tyre vlerësuese për të bërë zgjedhje të ndërgjegjshme në qarkullimin, si këmbësor apo drejtues mjeti”, thuhet në njoftim.

Nisma të tilla të policimit, po zhvillohen në kuadër të rritjes së bashkëpunimit polici – komunitet, pasi reagimi i tyre në kohë ndaj çdo shkelje të ligjit duke informuar rreth një bashkëpunim efikas për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

Në ditët në vijim kjo iniciativë do të vazhdojë me nxënës shkollash të tjera, qytetar vullnetar dhe punonjës të qarkullimit rrugor, të cilët do të vendosen në afërsi të kryqëzimeve, për sensibilizimin e ndërgjegjësimin qytetar dhe për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.