Mbikëqyrja në doganë, pajisje të reja në zbulimin e paligjshmërisë

TIRANË, 7 mars/ATSH/-Sistemi i mbikëqyrjes në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave është forcuar falë shtimit të pajisjeve të reja për zbulimin e veprimeve të paligjshme.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se “flotës së sistemit të mbikëqyrjes në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave iu shtuan edhe 3 vend-stacione të reja pune dhe 8 monitorë të dhuruara nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe Forca Kufitare e Mbretërisë së Bashkuar”.

Sipas saj, këto pajisje plotësojnë përpjekjet e vazhdueshme për parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e tregtisë së paligjshme dhe kontrabandës së mallrave, veprimeve korruptive e abuzive, monitorimin e cilësisë së shërbimit dhe mbrojtjen e konsumatorit. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.