KARAKAS –Arreaza: BE-ja të rishqyrtojë politikat ndaj Venezuelës

KARAKAS, 7 mars /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian duhet të rishqyrtojë politikat e tij për ndërhyrje të vazhdueshme në çështjet e brendshme të Venezuelës, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Jorge Arreaza një ditë pasi Karakasi njoftoi dëbimin e ambasadorit gjerman.

“Venezuela shpreson që Bashkimi Europian do të rikthejë balancën dhe të rishqyrtojë pozicionin e saj të ndërhyrjes së vazhdueshme në çështjet tona të brendshme, rreshtimin e saj me strategjinë agresive të Uashingtonit dhe mbështetjen e saj për veprimin antikushtetues të opozitës ekstremiste”, shkruan në “Twitter” Arreaza.

Ministri i bëri këto komente një ditë pasi Karakasi deklaroi se ambasadori gjerman, Daniel Kriener është persona non grata, duke e akuzuar atë për ndërhyrje. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.