I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet 65-vjeçari në Fier

TIRANË, 7 mars/ATSH-A. Fortuzi/-Policia e Fierit në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, kapën një tjetër shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të Policisë, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: K.Xh, 65 vjeç, banues në Fier.

Kapja e këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.