GREQI – Ekonomia për 2018 u rrit më pak nga parashikimet

ATHINË, 7 mars /ATSH-DPA/ – Ekonomia greke u rrit me 1,9% në 2018, duke qëndruar më poshtë se parashikimet e qeverisë që ishin 2,1%, njoftoi sot autoriteti kombëtar i statistiave “Elstat”.

Ekonomia ra me 0,1% në tremujorin e katërt në raport me të tretin si dhe u rrit me 1,6% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Greaia doli nga plani ndihmës për ekonominë në gusht, tetë vite e gjysmë pasi kërkojë asistencën ndërkombëtare për të mos falimentuar financiarisht. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.