Festa e Mësuesit, Haxhiu: Mirënjohje heronjve tanë të heshtur

TIRANË, 7 mars /ATSH/ – Me rastin e festës së 7 Marsit, ditës së mësuesit, zëvendësministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Lori Haxhiu ka shpërndarë letra mirënjohjeje për mësuesit e rinj, duke i vlerësuar këta të fundit për kontributin e vyer për edukimin e brezave të rinj.

Zëvendësministrja Haxhiu ka zhvilluar disa takime me mësuesit në këtë ditë të veçantë për ta, duke theksuar se gjatë ditës së sotme ka ndjekur nga afër aktivitetet artistike të organizuara nga nxënësit.

“Kemi ndjekur nga afër sot në shkollat e kryeqytetit aktivitetet artistike që nxënësit kishin përgatitur për të uruar mësuesit e tyre, si dhe kemi realizuar aktivitetin për shpërndarjen me letra mirënjohje për mësuesit e rinj të përkushtuar. Mirënjohje dhe përulje përpara të gjithë “heronjve tanë të heshtur”, të cilëve u atribuoj çdo hap të hedhur në jetë”, – shpreh Haxhiu.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.