Tiranë/ Punimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona

TIRANË, 6 mars /ATSH/ – Disa zona të kryeqytetit do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të disa punimeve që do të ndodhin në nënstacionin Traktora.

OSSHE bën me dije se, ”për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Traktora, në datën 8 mars gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona të kryeqytetit”.

Zonat që do kenë ndërprerje të energjisë janë Kodra e Priftit, Shkozë, zona pranë Depos së Ujit, Rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand).

Gjithashtu pa energji elektrike do jenë dhe zonat Kodra e Kokonozëve, rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Pallatet pranë Oxhakut te Shkolla e Bashkuar, zona e Porcelanit, zona Farkë, zona rreth Qytetit Studenti dhe Shkozë. /a.a/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.