Të drejtat e fëmijëve, 997 raste të reja të trajtuara gjatë vitit 2018

TIRANË, 6 mars/ATSH/- Gjatë vitit 2018, janë trajtuar 1897 raste të fëmijëve në nevojë për mbrojtje nga dhuna, abuzimi apo shfrytëzimi, nga këto 997 kanë qënë raste të reja.

Shifrat u bënë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila tha se aktualisht janë 235 punonjës të mbrojtjes së fëmijës të shpërndarë në të gjithë vendin.

Përmes vendimit të miratuar sot nga Këshilli i Ministrave për procedurat e riatdhesimit të fëmijëve, për herë të parë vendos rregulla dhe përcakton strukturat që bashkëpunojnë me Agjensinë e Mbrojtjs së Fëmijve.

Ky vendim synon të garantojë të drejtat e fëmijëve të pashoqëruar dhe t’i ofrojë atyre mbrojtjen më të lartë të mundshme, nëpërmjet krijimit të një sistemi të integruar mbrojtjeje dhe koordinimit efikas të të gjitha institucioneve shtetërore dhe organizatave jofitimprurëse. Ministrja u bëri apel bashkive për të patur një rol më aktiv në menaxhimin e rasteve të fëmijëve. j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.