Soreca: Thirrja e parë IPARD, më shumë se 300 aplikime nga fermerët

TIRANË, 6 Mars /ATSH/ -Mbi 300 aplikime nga fermerët për thirrjen e parë IPARD.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Lugi Soreca, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi me të cilin ka diskutuar për çështje të rëndësishme, të lidhura me bujqësinë si: ushqimi, siguria dhe mbështetja për peshkimin.

“Fillim shumë i mirë për thirrjen e parë IPARD . Janë paraqitur më shumë se 300 aplikime nga fermerët. Diskutuam për këtë, si dhe për çështje të tjera të rëndësishme, të lidhura me bujqësinë si: ushqimi, siguria dhe mbështetja për peshkimin, me Ministrin Bledi Çuçi”, u shpreh ambasadori Soreca pas takimit.

Programi IPARD II shpalli thirrjen e parë për aplikimet nga data 30 Nëntor 2018 deri në datën 30 Janar 2019.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.