Sekuestrohen 26 300 dollarë të padeklaruar në Rinas

TIRANË, 6 mars /ATSH/ – Strukturat e Antitrafikut të Doganës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë sekuestruar mbrëmjen e sotme një shumë prej 26 300 dollarë të padeklaruara, të cilat synoheshin që të nxirreshin ilegalisht nga vendi nga dy shtetas të huaj, përkatësisht F.E me kombësi siriane dhe shtetasi turk me iniciale O.A.
Sasia e parave të padeklarura janë konstatuar nga autoritetet gjatë përpunimit të linjës ajrore Tiranë – Stamboll.
Personat dhe provat materiale i kaluan për veprime procedurale Seksionit te ZMPKM.

/a.a/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.