Porti i Barit, lehtësim i lëvizjes së shtetasve që udhëtojnë drejt Durrësit

TIRANË, 6 Mars /ATSH/ – Në Portin e Barit do të ketë një mbarëvajtje më të mirë të kalimit të mallrave dhe infrastrukturën në port, duke lehtësuar lëvizjen e shtetasve që udhëtojnë drejt Durrësit.

Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Adrian Haskaj, zhvilloi një takim me Gjeneralin Maurizio Gelich, që mbulon sigurinë e porteve dhe aeroporteve nga Ancona në Otranto.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjelltë, mbi problematikat në Portin e Barit, për shtimin e personelit të policisë, për një mbarëvajtje më të mirë të kalimit nga porti të mallrave dhe për infrastrukturën në port, duke lehtësuar lëvizjen e shtetasve që udhëtojnë drejt Durrësit dhe anasjelltas, etj .

Në takim mori pjesë dhe Oficeri i Kontaktit, kryekomisari Artur Beu.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.