OST njofton ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Lushnjës

TIRANË, 6 mars /ATSH/ – Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) do të stakojë energjinë elektrike në disa zona të qytetit të Lushnjës, si pasojë e punimeve që ky operator është duke bërë në nënstacionin e Mërtishit.

OST bën me dije se “ditën e enjte nga  ora 08:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Lushnjë: Remas, Babunje, Gungas, Kryekuq, Fier-Seman, Gradishtë, Karavasta, Kamenicë, Spolate, Mehallez, ish-komuna Kolonje, Bubullime, Eskaj, Bitaj, Drenge, Gjonas, Halilaj, Këmishtaj, Mertish, Goricaj, Sopez, Ferras, Senez.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.