Mbyllet cikli rekord i “Real Madrid”

TIRANË, 6 mars/ ATSH/- Liga e Kampionëve ka dhuruar mbrëmjen e së martës një surprizë të hidhur për madrilenët, ndërsa për të rinjtë e “Ajax” e marta ishte një mbrëmje magjike nën qiellin madrilen, ku yjet e “Los Blancos” u rrëzuan pas tri viteve kampionë Europe.

Mediet spanjolle shkruajnë se mbretëria në Europë e skuadrës madrilene zgjati 1011 ditë. Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në ‘Stantiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin 4-1 për “Ajaxin”, skuadrën hollandeze që po surprizon të gjithë. Hera e fundit që “Real Madrid” ishte eliminuar ishte në përballje me “Juventusin” në 5 maji 2015, asokohe u luajtën gjysëm finalet e kompeticionit më të rëndësishëm europiane, që është fituar plot 14 herë nga “Los Blancos”. Tashmë ka nisur sfida për trashëgimtarin e trofeut më të rëndësishëm në Europë.

Pas kualifikimit të “Tottenham” e “Ajax”, radha sot është e dy përballjeve për dy vende. “Porto-Roma” nga njëra anë dhe “PSG-Manchester United” në krahun tjetër. Të dyja sfidat janë mëse të hapura, por në Paris pritet të jetë një mbrëmje beteje të ashpër sportive, mes djajve të kuq që do tentojnë përmbysjen me madhe pas humbjes 2-0 të dy javëve më parë. Teksa në Portugali, “Roma” do duhet të ruaj të paprekur rrjetën, pas fitores 2-1 në “Olimpiko” të kryeqytetit Italianë.

Javën e ardhshme pritet të mbyllet dhe cikli 1/16-ve me katër ndeshjet e radhës, “Juventus-Atletiko Madrid”, “Manchester City-Schalke 04”, që do luhen të martën dhe më pas të mërkurën tjetër janë sfidat: “Barcelona-Lyon” dhe “Bayern Munchen-Liverpool”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.