Daul: Rruga e Shqipërisë në Europë kalon përmes demokracisë funksionale

TIRANË, 6 mars /ATSH – I. Vata/ – “Rruga e Shqipërisë në Europë, kalon përmes shtetit ligjor dhe demokracisë funksionale”, ka deklaruar sot presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul i cili merrte pjesë në konferencën e organizuar nga Grupi i PPE-së në Parlamentin Europian.

Presidenti i PPE-së, Daul, konfirmoi se Partia Popullore Europiane po e ndjek me shumë vëmendje dhe prioritet situatën në Shqipëri, si dhe shprehu vendosmërinë e tij për ta ndihmuar vendin tonë në rrugëtimin europian.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u takua në Bruksel me presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul.

“Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe përpjekjet që po bën opozita për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe themelit të këtyre vlerave, votës së lirë” Këlliçi.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryetari i FRPD,  Belind Këlliçi mori pjesë në konferencën e organizuar nga Grupi i PPE-së në Parlamentin Europian me temë: “Promovimi i procesit të pajtimit në Ballkanin Perëndimor: perspektiva e të rinjve”.

Kreu i FRPD mbështeti krijimin e zonës ekonomike, duke e parë si një instrument që ndihmon veçanërisht të rinjtë në Ballkanin Perëndimor.

“Krijimi i një zone ekonomike rajonale do të ishte një hap i rëndësishëm për të lidhur tregjet ekonomike dhe njerëzit duke e unifikuar kështu tregun ballkanik dhe duke e konsideruar si një treg me 20 milionë konsumatorë. Më shumë se 100 mijë vende pune mund të krijoheshin në të gjithë Ballkanin Perëndimor përmes integrimit më të thellë ekonomik dhe social”- theksoi Belind Këlliçi gjatë konferencës së organizuar në Bruksel nga grupi i PPE-së në Parlamentin Europian. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.