BERLIN – Venezuela dëbon ambasadorin gjerman

BERLIN, 6 mars /ATSH-DPA/ – Zyra gjermane e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se ambasadori i këtij vendi në Venezuelë u shpall persona non grata nga qeveria e presidentit, Nicolas Maduro.

“Tashmë po koordinojmë hapat tona të ardhshme, bashkë me partnerët tanë në terren”, deklaroi sot një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme.

Daniel Kriener mori postin e tij të ambasadorit vetëm vitin e fundit, por tani duhet të largohet nga vendi brenda 48 orëve. /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.