Rama në Itali: Për të mbrojtur Shqipërinë nga shfaqjet e turpshme të opozitës

TIRANË, 5 mars/ATSH/ “Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cënimit të rëndë që i’u bë përmes shfaqjes së turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke folur për vizitën e tij në vendin fqinj.

Sipas Kryeministrit, “protesta e opozitës cënojnë investitorët dhe planet e tyre si dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz”.

“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cënimit të rëndë që i’u bë përmes shfaqjes së turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim, e cila kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz. Për Shqipërinë ‘Fino alla fine'”, u shpreh Rama./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.