JERUZALEM – Izraeli vendos për herë të parë sistemin amerikan kundërraketor THAAD

JERUZALEM, 4 mars /ATSH-AFP/ – Sistemi amerikan i mbrotjes kundërraketore THAAD u vendos sot në Izrael në kuadër manovrave të përbashkëta mes ushtrive të dy vendeve, njoftuan burime ushtarake.

“E njoftuar nga të dyja vendet, vendosja e sistemit THAAD nuk ka lidhje me asnjë ngjarje aktuale në veçanti”, theksoi ushtria izraelite.

Dy aleatët zhvillojnë rregullisht manovra ushtarake të përbashkëta por kjo zhvendosje ndodh për herë të parë në Izrael.

“Izraeli ka sistemin e tij të mbrojtjes kundërraketore por manovrat e ardhshme synojnë kryesisht të përcaktojnë se si mund të përfshihet THAAD në mënyrë që të jemi gati për t’u përballur me çdo sfidë në të ardhmen”, deklaroi për gazetarët zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.