Agjencia Telegrafike Shqiptare

UBT, fermë didaktike eksperimentale për praktikat mësimore të studentëve

TIRANË, 3 mars /ATSH/- Një fermë didaktike eksperimentale, e cila do të shërbejë për kryerjen e praktikave mësimore të studentëve, do të ngrihet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) në të cilin studiojnë mbi 10 mijë studentë.

Rektori i UBT-së, Prof. Bahri Musabelliu shprehet se, ferma do të ndërtohet tërësisht mbi parimet e Prodhimit të Integruar (PI) dhe e mbështetur në Praktikat më të mira Bujqësore duke ju ardhur në ndihmë studentëve të kryejnë praktika konkrete mësimore në fushën e bujqësisë por pse ajo edhe praktika me karakter shkencor.

Në fermën didaktike ndërthuren, prodhimi organik, biodiversiteti i lartë, permakultura, biodinamika, si edhe zbatueshmëria e kontrollit biologjik të dëmtuesve.

Qëllimi dhe filozofia, e kësaj tip ferme, është krijimi i një ferme pilot, shumëfunksionale, eksperimentale, agroturistike, por edhe qendër didaktike e kërkimore- shkencore për praktikat profesionale të studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, që i shërben rritjes profesionale së studentëve. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version