Rruga Plepa-Kavajë, përfundon riparimi i pjesëve të dëmtuara të asfaltit

TIRANË, 3 mars /ATSH/- Në segmentin e rrugës Plepa-Kavajë, ka përfunduar me sukses riparimi i pjesëve të dëmtuara të asfaltit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, (MIE) bën të ditur se, ky segment tejet i amortizuar  në të shkuarën kishte krijuar shqetësim tek përdoruesit e rrugës.

Ndërsa tani riparimi i plotë dhe me cilësi i pjesëve të dëmtuara të këtij aksi rrugor, e ka kthyer në një segment normalisht të kalueshëm dhe pa probleme, për më tepër tani me afrimin e stinës së pranverës, kur rritet dhe fluksi i qarkullimit në zonën bregdetare.

MIE njofton se, gjatë punimeve rruga ka qëndruar e hapur për trafikun duke mos shkaktuar asnjë problem me qarkullimin.

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.