SPORT – Vdes në moshën 62 vjeç legjenda e boksit, Eusebio Pedroza

UASHINGTON, 2 mars /ATSH-AFP/ – Boksieri legjendar, Eusebio Pedroza vdiq të premten në moshën 62 vjeç nga sëmundja e kancerit në pankreas në Panama City, njoftoi WBA, një nga federatat më të mëdha ndërkombëtare të boksit.

‘’WBA-ja shprehu ngushëllimet e saj më të përzemërta për familjen dhe të afërmit e legjendës, Eusebio Pedroza, i cili ishte një kampion i denjë i botës dhe mbi të gjitha një njeri i jashtëzakonshëm’’, thuhet në një komunikatë.

Pedroza u shpall kampion i WBA-së i peshave të lehta nga viti 1978 deri në 1985 dhe e mbajti për 19 herë radhazi këtë titull, përpara se të pësonte disfatë përballë irlandezit, Barry McGuigan në qershor të 1985 në Londër.

Ai i mbylli karrierën profesionale në 1992 me 41 fitore, dhe gjashtë humbje./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.