Samiti i Diasporës/ Majko nga Lezha: Ta kthejmë në një takim të përvitshëm

TIRANË, 2 mars/ATSH-Arbi Fortuzi/- Ministri i Diasporës Pandeli Majko në ditën e tretë të samitit të Diasporës, në Lezhë përshëndeti pjesëmarrjen e gjerë të shqiptarëve nga anekënd botës, nga Australia në Alaskë, nga Gjermania në SHBA, por më të veçantët, theksoi ai, janë arbëreshët.

Ministri i Diasporës u shpreh se ky takim, duhet të kthehet një ritual të përvitshëm. “Jemi këtu me shqiptarët nga Australia në Alaskë, nga Gjermania në SHBA, por më të veçantë janë arbëreshët. Me këtë rast më lejoni t’ju falënderoj për këtë pritje të veçantë në qytetin e Lezhës. Këtë datë të rëndësishme, duhet ta kthejmë në një ngjarje të përvitshme”, tha Majko.

Dita e tretë e samitit të diasporës zhvillohet në Lezhë me ceremoni për 575-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.