Potenciali i të rinjve/ Vajza e policit të rënë në krye të detyrës në kabinetin e Lleshajt

TIRANË, 2 mars/ATSH-Arbi Fortuzi/- Alfredina është vajza e një ish-punonjësi policie, të rënë në detyrë. Ajo është bërë pjesë e ekipit të Ministrisë së Brendshme, duke ofruar idetë, eksperiencën dhe energjinë rinore për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt e të mirë, nesër anëtare të familjes së madhe europiane.

“Pasi patëm një takim me Ministrin e Brendshëm, në kuadër të një aktiviteti me familjet e dëshmorëve të rënë në detyrë në Policinë e Shtetit, kemi diskutuar dhe për rëndësinë që të rinjtë kanë për të dhënë idetë e tyre për projekte rinovuese e inovative për sigurinë e vendit. Në këtë kontekst dhe për ministrinë e Brendshëm”, shprehet Alfredina

“Me këtë rast më është ofruar të asistoj kabinetin e ministrit të Brendshëm për të ndihmuar me potencialin që mund të ofrojnë idetë rinore të shqiptarëve”, bënë të ditur Alfredina. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.