FUTBOLL – Mbyllet në paqe derbi i Londrës

TIRANË, 2 mars/ATSH/ – Derbi i Londrës mes “Totenhemit” dhe “Arsenalit” është mbyllur në barazim 1-1, rezultat i cili nuk u shërben shumë të dyja skuadrave.

Të parët të cilët kanë kaluar në avantazh ishin topçinjtë e “Arsenalit” më një gol të Ramsit, duke mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat.

Pjesa e dytë do të kishte një rrjedhë tjetër. Heri Kane barazon me anë të një 11-metërshi duke vendosur baraspeshën në këtë takim.

Shansi i artë erdhi në minutat e fundit të takimit për “Arsenalit” ku gjyqtari i takimit akordoi një penallti. Penalltinë e mori përsipër ta ekzekutonte Aubumejang i cili gaboi përball portierit Loris, duke bërë që shifrat të mbeteshin 1-1.

Ekipi i “Totenhem” renditet në vendin e tretë, ndërsa “Arsenal” në vendin e pestë me 57 pikë, 14 pikë larg vendit të parë.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.