Bulqizë/ Nxënësit e shkollës “Asllan Keta” mbjellin 600 fidanë pishe

TIRANË, 2 mars /ATSH – I. Vata/ – Nxënësit e shkollës “Asllan Keta” në bashkinë e Bulqizës kanë mbjellë 600 fidanë pishe të zezë.

Bashkia Bulqizë, në kuadër të “Ditës së Pastrimit dhe Gjelbërimit”, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme të Bashkuar “Asllan Keta”, realizuan një fushatë të gjerë pastrimi dhe mbjellje pemësh, duke ju shtuar disa ambienteve gjelbërimin e munguar, pasi në to janë mbjellë rreth 600 fidanë pishë e zezë.

Më shumë se një fushatë pastrimi, kjo është tashmë një nismë që Drejtoria Pyjore e Bashkisë është e vendosur ta kthejë në një traditë të vazhdueshme për edukimin e të rinjve.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.