Jordi Alba: Mos bëni krahasime Vinicius-Messi

TIRANË, 1 Mars /ATSH/ – “Real Madrid” dhe “Barcelona” u përballën dy ditë më parë në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa nesër “El Clasico” luhet sërish, kësaj radhe për kampionat.
Në humbjen e “Realit”, Vinicius Jr edhe njëherë dëshmoi cilësitë që ka duke qenë lojtari më i mirë i madrilenëve.

Paraqitjet e mira kanë bërë që atë ta krahasojnë me yllin e “Barcelonës”, Lionel Messi, por mbrojtësi Jordi Alba ka thënë se askush nuk duhet të nxitohet në të tilla deklarata.

“Vinicius është një lojtar fantastik, i cili po kontribuon shumë për ‘Realin’, pavarësisht se është ende adoleshent. Nuk është aspak e lehtë që një 18-vjeçar në një ekip si ‘Real Madrid’ të shkëlqejë në çdo ndeshje. Por, të bëhen krahasime me Messin nuk i ndihmon, as atij, as ndokujt tjetër”, deklaroi Alba.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.