Chiellini: Fitojmë ndaj “Napolit” dhe sigurojmë titullin

TIRANË, 1 mars /ATSH/ – Giorgio Chiellini beson se një fitore e “Juventusit” ndaj “Napolit” në këtë fundjavë mund të garantonte triumfin në kampionatin italian të ekipit të tij.

Liderët e Serie A hyjnë në këtë ndeshje me 13 pikë më shumë se Napoli që është i dyti.
Me një fitore eventuale, “Juventus” shkon në 16 pikë dhe kjo do të ishte një hendek i madh për t’u përmbysur në javët e mbetura të kampionatit dhe këtë e di edhe Chiellini.

“Do të jetë një ndeshje e fortë, pasi Napoli ka qenë një skuadër që na ka rivalizuar shumë kohët e fundit. Edhe pse në kokë na ka mbetur ‘Atletico’, ne do të japim më të mirën në këtë ndeshje. Besoj se me një fitore do t’i jepnim goditjen e fundit ‘Napolit’ dhe do t’i afroheshim titullit”, tha mbrojtësi.

“Napoli”-“Juventus” do të luhet të dielën në ora 20:30 në “San Paolo”.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.