“Pranverë në pazar”, nisin aktivitetet për Ditën e Verës në Korçë

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ Në Pazarin e Vjetër të Korçës kanë nisur aktivitetet me rastin e Ditës së Verës.

Dekor, muzikë, argëtim dhe gjithçka tradicionale kushtuar stinës së pranverës…. Kjo është pamja që ofron Korça këto ditë, duke synuar të kthehet në epiqendrën e festave.

Një atmosferë fantastike u krijua mbrëmjen e sotme tek Pazari i Vjetër i Korçës, ku nën tingujt e serenatave dhe pranë zjarreve, korçarët presin ardhjen e pranverës.

Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë këtyre ditëve për të kulmuar në 14 mars, Ditën e Verës.

/m.m/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.