Posta shqiptare ofron 33 shërbimet elektronike të e-Albania

Portali e-Albania i aksesueshëm nga sportelistët e zyrave postare

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/- Portali e-Albania është tashmë i aksesueshëm nga sportelistët e zyrave postare, me qëllim që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë 33 shërbimet elektronike të institucioneve publike, të ofruara nga ky portal.

Në listën e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset janë: Certifikatë personale; konfirmim për gjendjen aktive të mjetit; certifikatë familjare; vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti; vërtetim për pagimin e kontributeve për individin; vërtetim për përgjegjësitë tatimore; vërtetim për individ të paregjistruar në DPT; vërtetim për regjistrim të investitorit; vërtetim si punëkërkues i papunë; vërtetim për pagim detyrimesh; vërtetim për lejen e drejtimit; vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën); autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit; vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit; karta e shëndetit; vërtetim për posedim mjeti; vërtetim pensioni; ekstrakt i thjeshtë/historik (biznes); ekstrakt i thjeshtë/historik (qytetar); certifikatë regjistrimi, certifikatë nga akti i lindjes; vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi; lëshim kopje kartele të pasurisë; certifikatë nga akti i martesës; lëshim vërtetim pronësie; certifikatë nga akti i vdekjes; lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv); lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale; verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme; dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme; informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet; kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme; konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme. /e.xh./j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.