PE: Një qeveri tranzitore e pakuptimtë, dëmton hapjen e negociatave

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ – Tunne Kelam, kryesues i delegacionit të Parlamentit Europian u shpreh i qartë në qëndrimin e tij mbi situatën politike në Shqipëri.

Në një konferencë për shtyp paraditen e së enjtes, eurodeputeti Kelam tha se, “çelja e negociatave me BE është objektivi më i rëndësishëm, por duhet konsensus kombëtar, duke kërkuar dialog dhe tejkalim të dallimeve partiake për këtë qëllim”.

“Përqendrimi tek ideja e pasjes së një qeverie të përkohshme ose kalimtare, do të dëmtonte përqendrimin që duhet të keni për negociatat”, deklaroi ai.

Në përgjigje të kësaj pyetje, Fleckenstein u shpreh kundër kësaj ideje. “Në asnjë mënyrë”, u përgjigje eurodeputeti. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.