HANOI – Trump: Shpresoj për një zgjidhje të krizës indiano-pakistaneze

UASHINGTON, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh me tone optimiste sot për zgjidhjen e krizës aktuale mes Indisë dhe Pakistanit, që të lë përshtypjen e frikshme të një lufte të re mes dy fqinjëve të pajisur me armë bërthamore.

‘’Ne shpresojmë që kjo situatë do të përfundojë’’, deklaroi Trump gjatë një konference shtypi në Hanoi, pas samitit për denuklearizmin e Koresë së Veriut, ku mori pjesë edhe lideri Kim Jong Un.

‘’Kemi marrë, besoj informacione të reja, të kënaqshme nga ana e Pakistanit dhe Indisë’’, vijon kreu i shtetit amerikan. Ne po përpiqemi t’i ndalojmë dy protagonistët’’, përfundoi ai. / /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.