Eurodeputetët takojnë shoqërinë civile

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ – Kërkesat e studentëve, liria e shprehjes dhe çështjet mjedisore ishin në qendër të takimit mes deputetëve të delegacionit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe organizatave të shoqërisë civile.

“Diskutime dinamike midis deputetëve të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe organizatave të Shoqërisë Civile për të rinjtë, kërkesat e studentëve, lirinë e shprehjes, medien, Vjosën dhe çështjet mjedisore”, njofton Misioni i BE-së.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.