Çelësi i suksesit të shqiptarëve, aftësia për t’u bërë bashkë në momentet kritike

TIRANË, 28 shkurt ATSH/ – Çelësi i suksesit të shqiptarëve në atdhe e në mërgim, është aftësia, pikërisht në momentet kritike, për t’u bërë bashkë.

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka theksuar se “teksa çelim Samitin e 2-të të Diasporës, nuk duhet të harrojmë se çelësi i suksesit të shqiptarëve në atdhe e në mërgim, është aftësia, pikërisht në momentet kritike, për t’u bërë bashkë”.

Samiti i Dytë i Diasporës zhvillon punimet nga data 28 shkurt deri në 2 mars në Tiranë.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.