TURQI – Ankaraja i bën thirrje Indisë dhe Pakistanit për vetëpërmbajtje

ANKARA, 27 shkurt /ATSH-AA/ – Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, në lidhje me tensionin mes Indisë dhe Pakistanit u shpreh i shqetësuar për tensionet dhe u bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe sens të përbashkët.

Në një deklaratë për gazetarët, Çavushoglu tha se pas rritjes së tensioneve në Kashmir është rritur edhe tensioni mes Pakistanit dhe Indisë.

“Ne sigurisht që jemi të shqetësuar nga ky tension. U bëjmë thirrje palëve për sens të përbashkët si dhe të shmangen nga hapat që do të shkaktojnë përshkallëzim të tensioneve,” tha Çavushoglu.

“Problemi i Kashmirit duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur në kuadrin e të drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të Kombeve të Bashkuara në mënyrë që të eliminohet problemi që shkakton tension të vazhdueshëm mes dy vendeve. Kjo është gjithashtu shumë e rëndësishme edhe për popullin e Kashmirit”, tha shefi i diplomacisë turke.

“Ne si Turqi gjithmonë dëshirojmë të japim kontributin në uljen e tensioneve dhe për zgjidhjen e këtyre problemeve duke përfshirë edhe Kashmirin”, vazhdoi Çavushoglu, i cili ka theksuar se janë të gatshëm të bëjnë pjesën e tyre në zgjidhjen e këtij problemi. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.