Agjencia Telegrafike Shqiptare

SERBI – BE: Parlamenti është vendi i vetëm ku të debatohen problemet

BEOGRAD, 27 shkurt /ATSH-ANSA/ – Parlamenti është vendi i vetëm ku debatohen çështjet politike dhe çështjet e tjera që ka një vend, deklaroi për gazetën e Beogradit ”Blic”, zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Maja Kocijançiç duke iu referuar bojkotit parlamentar në Serbi nga një pjesë e deputetëve të opozitës, të cilat kundërshtojnë mënyrën e qeverisjes dhe metodat e konsideruara si ”autoritare” nga presidenti, Aleksandar Vuçiç.

”Demonstratat paqësore dhe pa dhunë janë një e drejtë themelore në të gjitha vendet demokratike”, shtoi Kocijançiç.

”BE pret që qeveria dhe opozita të punojnë në mënyrë konstruktive brenda parlamentit për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve, në përputhje me ambiciet e tyre europiane”, theksoi ajo./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version