Punimet në rrjet, kufizohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ – Punimet në disa nga kabinat që furnizohen nga nënstacioni Rajonal, do të sjell kufizim të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën me dije se në datën 28 shkurt gjatë intervalit kohorë 09:00-14:00 do të ketë kufizime të energjisë elektrike në këto zona:

Rruga “Panorama” pjesërisht, pas shkollës “Hari Fultz”, zona midis rrugës “Ndre Mjeda” pjesërisht dhe rrugës “Babe Rexha” pjesërisht.
Po nesër, gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia elektrike në rrugën “Besim Fagli” pjesërisht, rruga “Selaudin Zorba” pjesërisht, rruga “Gjon Kastrioti” pjesërisht, rruga “Marin Barleti” pjesërisht, pranë Spitalit Ushtarak, rruga “Riza Cuka”.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.